15 49.0138 8.38624 http://albasat.tv arrow 0 arrow 1 Your e-mail has been sent! A problem has occured. Please try again. NEW HOT OFERTË cookie-true 600
Mire se erdhet ne albaSAT SHOP! Zgjidhni paketat dhe produktet që dëshironi! Ndiqni vazhdimisht ofertat dhe lajmet e reja!

FALAS box-i TiBO IPTV…

FALAS box-i TiBO IPTV…

Platforma TiBO IPTV do të lançojë në ditët në vijim softin e ri, i përshtatshëm vetëm për pajisjet Android me sistem operativ android mbi 4.4.

Klientët që kanë ende boxin e vjetër TiBO DUALCORE (me versionin OS android 4.1) duhet të bëjnë patjetër ndërrimin me  BOXIN QuadCore, i vetmi që do të mundësojë aktivizmin e shërbimit pas hedhjes së softit të ri.

Softi i ri do të sjellë shërbim më të mirë për të gjithë klientët dhe nga ky moment do të shkëputet shërbimi në të gjitha pajisjet e vjetra të boxeve Dualcore.

Procesi i përditësimit do të jetë automatik dhe do të bëhet gradualisht, e ndarë në grupe për të gjithë klientët dhe mund të zgjasë deri më 31 dhjetor 2018.

Për këtë arsye nga sot fillon procesi i ndërrimit të detyrueshëm për të gjithë klientët që riabonohen dhe që nuk e kanë ndërruar akoma.

Të gjithë klientët që kanë boxin QuadCore (me antenë), kur t’u vijë momenti i përditësimit të softit nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë veprim, pasi ai do të bëhet automatikisht.

VINI RE: Klientët që kanë ende boxin DualCore (atë pa antenë), kur të riabonohen, do tu kërkohet të ndërrojnë boxin e vjetër DualCore me boxin e ri QuadCore. 

Dallimi më i dukshëm në pamjen e jashtme mes Boxit TiBO Quadcore dhe Dualcore qëndron tek prania ose jo e antenës: Quadcore ka antenë dhe Dualcore nuk ka.

Në këtë fazë të fundit të ndërrimit të boxeve të vjetër, platforma TiBO IPTV ka marrë përsipër kostot e pajisjeve në rastin e ndërrimit të boxit për klientët që riabonohen. 

OFERTA E RIABONIMEVE

Për çdo lloj riabonimi në paketat TiBO 12 ose 3 mujore, klienti ka mundësi të ndërrojë pajisjen e vjetër FALAS, duke paguar vetëm koston e aktivizimit prej € 20.00, për kalimin e të dhënave nga sitemi i vjetër në sistemin e ri të shërbimeve.

Asnjë box dualcore nuk do të pajisjet me riabonim nga data 22 tetor 2018 e në vijim.

Nga kjo datë të gjithë riabonuesit që kanë ende boxin dualcore do të marrin FALAS boxin QUADCORE nëse kthejnë boxin e vjetër DUALCORE duke paguar vetëm kosto aktivizimi = € 20.00

Kujdes: Kosto Ndërrimi i boxit pa riabonim nese klienti ka nje abonim aktiv =  € 60.00

Prane albaSAT SHOP ose online ne www.albasat.tv.

Kategori Lajmet e fundit

0 Komente

Lini një përgjigje

BLIJE PËR MUA

Inspektimi i Email-it

Would you please buy this awesome piece for me dear? :)

SHOP NOW

Design Options

E-mail Settings

X