15 49.0138 8.38624 http://albasat.tv arrow 0 arrow 1 Your e-mail has been sent! A problem has occured. Please try again. NEW HOT OFERTË cookie-true 600
Mire se erdhet ne albaSAT SHOP! Zgjidhni paketat dhe produktet që dëshironi! Ndiqni vazhdimisht ofertat dhe lajmet e reja!

KUSHTET E PERDORIMIT

Për ta përdorur këtë shërbim, ju paraprakisht duhet t`i pranoni Kushtet e Përdorimit që janë paraqitur këtu.

Kushtet e Përdorimit mund të ndryshojnë kohë pas kohe, prandaj ju inkurajojmë, që para çdo blerjeje t`i lexoni ato.

Vetë përdorimi i këtij shërbimi nga ana juaj, lë të kuptohet se ju pajtoheni me Kushtet e Përdorimit.

Në qoftë se nuk pajtoheni me Kushtet e Përdorimit, atëherë nuk duhet ta përdorni shërbimin tonë.

Termat “Ne”, “Neve”, “E Jonë/I ynë” i referohen albaSAT LTD si promovuesja e shërbimit të shitjes online.

Termat “Ju”, “E/I Juaj” i referohen klientit dhe përfshijnë çdo person për të cilin kemi arsye të besojmë se vepron me autorizimin apo dijeninë tuaj.

Kushtet e Përdorimit

  • Të Dhënat
  • Visa International / Master Card International
  • Mënyra e Pagesës
  • Çmimet

Kushtet e Përdorimit i rregullojnë marrëdhëniet midis nesh si ofrues të shërbimit dhe juve si klientë që e përdorni këtë faqe interneti. Kushtet e Përdorimit i referohen faqes KSAMILI.COM.

  1. Të gjitha fushat duhet të plotësohen me Të Dhënat e kërkuara. Jeni vetë pergjegjës për të dhënat që i keni paraqitur. Për të vazhduar me hapin e ardhshëm, kontrolloni saktësinë e tyre.
  2. Shërbimin tonë mund ta përdorë çdo person i cili posedon një kartë VISA International ose Master Card International me mundësi blerjeje Online.
  3. Mënyra e Pagesës që ofrohet në këtë faqe është e thjeshtë dhe e sigurt.
Mjetet transferohen vetëm me urdhërin tuaj dhe ato kalojnë drejtpërdrejt në bankë. Gjatë transfertës, asnjë palë e tretë nuk ka qasje në sistem.
  4. Çmimet e produkteve që i ofrojmë janë dhënë në Euro.

Opinionet apo sugjerimet lidhur me shërbimet që i ofron kjo faqe do të ishin të mirëseardhura.

Besojmë se kjo do ta rriste cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Këtë mund ta beni duke na shkruar në e-mail adresën: [email protected]

BLIJE PËR MUA

Inspektimi i Email-it

Would you please buy this awesome piece for me dear? :)

SHOP NOW

Design Options

E-mail Settings

X