Mbrojta e të dhënave personale
Të dhënat tuaja personale do të përdoren në përputhje me ligjin për mbrojten e të dhënave personale dhe dispozitave të tjera përkatëse ligjore të Republikës së Greqise.
Të dhënat tuaja nuk do t’i paraqesim para asnjë pale të trete.
Si të dhëna personale konsiderohen: emri, mbiemri, numri i telefonit, e-mail adresa etj.
Klienti garanton për vërtetësinë e të dhënave të paraqitura. Ne nuk mbajmë përgjegjësi në qoftë se të dhënat e paraqitura nuk janë të sakta.
Mbrojtja e të dhënave dhe e informacioneve konfidenciale
Do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave tuaja të besueshme, me qëllim që të parandalohet humbja, vjedhja apo keqpërdorimi si dhe qasja e paautorizuar, publikimi, ndryshimi apo asgjësimi i tyre.
Gjatë gjithë kohës së transaksionit, ne nuk vijmë në kontakt me numrin, datën, validitetin dhe kodin e sigurisë së kartës suaj, e as që kemi qasje në çfarëdo informacioni që ka lidhje me llogarinë tuaj bankare.
Të dhënat dërgohen drejtpërdrejt në bankë.