Cfarë është albasat.tv?
albaSAT është një distributor i Platformës Televizive Dixhitale Satelitore dhe Digitalb/SuperSport, Platformes Tring Digital (Tring IPTV), TiBO IPTV dhe NimiTV IPTV nëpërmjet faqes së internetit www.albasat.tv.
Si funksionon faqja ne fjale?
Procedura e blerjes është e njëjtë si me çdo produkt tjetër që ju blini online. Pasi blerja të përfundojë me sukses, ju do t’ju dërgohet me e-mail në mënyrë automatike numri i kartës gërvishtëse dhe më pas ju duhet të ndiqni procedurën standarde të rimbushjes.
- Identifiko numrin e voucher të dërguar nëpërmjet e-mailit.
- Shkruani në celularin tuaj këtë SMS: VCR [hapësirë] numrin e ri-abonimit [hapësirë] CA [hpësirë] numrin e kartës Smart. (Shembull: VCR 143698564723 CA 02002001005-1)
- Dërgo SMS mësipër nga jashtë Shqipërisë në numrat: +355694035000 / +35566035000 / +355676035000
A mund të kryhet riabonimi me celular, web, telefon?
Nëse keni një smartphone apo një telefon me ekran me përmasa të pranueshme, ju mund të kryeni blerjen njësoj sikur të ishit para kompjuterit.
Përse do dua unë të paguaj me albasat.tv?
albaSAT ju ofron mundësinë e riabonimit nga shtëpia në çdo orë. Gjithashtu, ju mund të blini riabonime apo produkte për të afërmit tuaj, apo t’ua dërgoni si dhurata.
A funksionon albaSAT nga cdo lloj interneti?
Po, albaSAT funksionon nga çdo lloj interneti në gjithë botën.
A më duhet të marr një kartë të re krediti apo të hap një llogari të re bankare?
Ju duhet të keni një kartë krediti ose një llogari në PayPal për të kryer blerje nëpërmjet albaSAT.
Si funksionon albasat.tv?
albaSAT blen vouchers (karta gërvishtëse) nga Tring TV dhe i shet ato nëpërmjet internetit apo faqes www.albasat.tv
Cfarë është një e-mail automatike?
Pasi blerja të përfundojë me sukses, ju do t’ju dërgohet një e-mail automatik, i cili do të përmbajë numrin e kartës gërvishtëse (voucher).
Sa kohë zgjat kryerja e një veprimi nga albaSAT?
Veprimet nga albaSAT janë të menjëhershme. Ju do të pajiseni me kodin e abonimit menjëherë.
Sa kohë nevojitet për tu bërë klient i albaSAT?
Ju mund të bëheni klient i albaSAT dhe të rregjistroheni te fusha e njoftimeve periodike për tu informuar vazhdimisht mbi ofertat e fundit.
Si do ta kuptoj unë nëse pagesa ka qenë e suksesshme apo jo?
Si do ta kuptoj unë nëse pagesa ka qenë e suksesshme apo jo?
Ju do të njoftoheni nëpërmjet e-mailit. Për çdo paqartësi apo ankesë ju mund të na kontaktoni nëpërmjet faqes së kontakteve.
Kush janë bankat partnere te albaSAT?
A është albaSAT i sigurtë?
Po, të gjitha transaksionet drejt albaSAT kryhen vetëm nëpërmjet PayPal. Ne jemi klient i “Verifikuar” nga PayPal.
A do të 'bombardohem' me mesazhe apo e-maile, nëse regjistrohem në këtë shërbim?
Nëse ju pranoni, ju do të merrni mesazhe periodike mbi ofertat më të fundit. Ju mund të anulloni këtë shërbim në çdo kohë.
A mund t'i përdor shërbimet albaSAT edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë?
Po, ju mund të blini nëpërmjet www.albasat.tv nga çdo kompjuter me akses në internet.
Po nëse gaboj gjatë dërgimit të mesazhit: hapësirat, numrat e telefonit etj, çfarë ndodh?
Serveri do ju dërgojë një përgjigje për statusin e mesazhit tuaj. Ju do të mund të ridërgoni mesazhin edhe njëherë ose të kontaktoni kujdesin ndaj klientit.
Nëse nuk kam mjaftueshëm para në llogarinë time në albaSAT, a mund të vazhdoj të kryej veprime?
Ju do të merrni një përgjigje negative nga PayPal nëse karta juaj nuk ka mjaftueshëm kredit për të përfunduar blerjen.
A mund të derdh para në llogarinë time tek albaSAT nga banka ime, e cila nuk është partnere me albasat.tv?
Jo, ju nuk mund të derdhni para në llogarinë tuaj në albaSAT.
A mund të kryej tërheqje parash nga llogaria në albaSAT?
Ju nuk mund të tërhiqni para nga llogaria albaSAT. Ju do t’ju mundësohet një kod (voucher) tjetër nëse ju do të përdorni gabimisht voucherin e parë. Voucheri i parë do të caktivizohet në sistem.
Cfarë ndodh nëqoftëse kam bërë një veprim gabim?
Ne mund të kthejmë mbrapsht të gjitha veprimet që ju do të kryeni gabimisht.