DigitAlb fiton të drejtat ekskluzive të transmetimeve të Bundesligës në Shqipëri dhe Kosovë, për katër vitet e ardhshme.
- DigitAlb ka arritur të sigurojë të drejtat e transmetimit të Bundesliga dhe Bundesliga 2 nga nisja e sezonit futbollistik 2021.
- Do të transmetojë më tepër se 300 ndeshje të dy kampionateve më të mira Gjermane.
- Si pjesë e marrëveshjes, DigitAlb gëzon gjithashtu të drejtën e transmetimit të Superkupës Gjermane dhe ndeshjeve të PlayOff.
DigitAlb do të jetë shtëpia e Bundesligës dhe Bundesligës 2 për Shqipërinë e Kosovën pas marrëveshjes katërvjeçare të firmosur me Bundesliga International, pjese e DFL (Liges Gjermane të Futbollit).
Kjo marrëveshje i jep “DigitAlb” të drejtat ekskluzive për të transmetuar drejtpërdrejt të gjtha ndeshjet e Bundesliga dhe Bundesliga 2. Shikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin një nga ligat më emocionuese të Europës. Në marrëvjeshje përfshihet transmetimi i drejtpërdrejtë i Superkupës Gjermane, që këtë vit do të luhet mes Borussia Dortmund dhe FC Bayern München, më 17 Gusht, por edhe të gjitha ndeshjet e rëndësishme të playoff, të cilat zhvillohen në përfundim të çdo sezoni futbollistik.
DigitAlb do të transmetojë gjithashtu programe të tjera ekskluzive të Bundesligës si: “Bundesliga Highlights Show” dhe “Bundesliga Weekly” në mënyrë që tifozët në Shqipëri e Kosovë, të jenë të azhurnuar me të rejat e fundit të futbollit Gjerman.
0 Komente