15 49.0138 8.38624 https://albasat.tv arrow 0 arrow 1 Your e-mail has been sent! A problem has occured. Please try again. NEW HOT OFERTË cookie-true 600
Mire se erdhet ne albaSAT SHOP! Zgjidhni paketat dhe produktet që dëshironi! Ndiqni vazhdimisht ofertat dhe lajmet e reja!

EURO 2024, LIVE ne TRING DIGITAL

EURO 2024, LIVE ne TRING DIGITAL

Ndiqni LIVE ne 2 kanalet KLAN SPORT 1 dhe KLAN SPORT 2, EURO 2024 nga stadiumet e GJERMANISE.

Dy kanale te dedikuara posacerisht per EURO 2024 me pjesemarrjen  e KOMBETARES KUQEZI…

Kuqezinjtë e zemrës, ëndrra evropiane që na e dhuruan Silvinjo dhe djemtë e kombëtares, por jo vetëm, e gjithë madhështia e një kompeticioni që bën bashkë ekipet më të forta të “kontinentit të vjetër”, ekskluzivisht në dy kanale sportive të dedikuara, Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, në të gjitha paketat, tokësore, satelitore dhe TRING OTT, në platformën që prej vitesh tanimë është shndërruar në shtëpinë e kampionëve.

51 ndeshje, 31 ditë, 24 skuadra, 10 qytete pritëse, 1 qëllim i vetëm, finalja e madhe e Berlinit dhe trofeu e gjitha kjo vjen dhuratë për të gjithë ju.

Në fushë do të zbresin më të mirët, mbi supet e tyre, e gjithë pesha e ëndrrave të secilit komb, e miliona njerëzve që do t’i ndjekin më frymën pezull, me emocionet që dhuron futbolli i vërtetë, me lotët e gëzimit a hidhërimit që mund të falin vetëm kombëtaret.

Të gjitha këto emocione, do t’i përjetoni në TRING, ndeshje pas ndeshjeje, gol pas goli, në një rrugëtim që nis më 14 qershor 2024, me Gjermaninë mikpritëse të kompeticionit që sfidon Skocinë dhe shënon pikënisjen e fazës në grupe, për të vijuar më pas me 1/16- at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e 24 korrikut 2024, në Olimpiastadion të Berlinit.

Vishni  fanellat kuqezi, përqafoni ngjyrat e pasionit që vetëm futbolli që s’njeh kufij mund të dhurojë, mblidhuni të gjithë bashkë dhe pranoni ftesën tonë për të qenë pjesë e festës më të madhe sportive evropiane, që siç thotë edhe titulli i himnit zyrtar të kampionatit “Fire”, do t’i vërë flakën kësaj vere pak të thuash bombastike...

MISIONI KUQEZI LIVE ne kanalet e TRING DIGITAL!

KUDO KU JETONI NE DIASPORE!

Bli online ne  www.albasat.tv  ose ne albaSAT SHOP.

DIREKT dhe EKSKLUZIVISHT  te gjitha takimet ne TRING (TOKESOR, SATELITOR dhe OTT).

 

Kategori Lajmet e fundit

0 Komente

Lini një përgjigje

BLIJE PËR MUA

Inspektimi i Email-it

Would you please buy this awesome piece for me dear? :)

SHOP NOW

Design Options

E-mail Settings

X